Berisha, Veselit: Shkojmë burrë në zgjedhje – Veseli: Veç voto ti NULL NULL 15.10.2018 11:36 15.10.2018 11:36 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur një deabt të ashpër me deputetin e Nismas, Zafir Berishën, gjatë pritjes njëorëshe në seancë e sotme në Parlament. Derisa kanë zhvilluar replika mes vete, kryeparlamentari Veseli ka thënë se nuk toleron që disa individë të caktuar të përcaktojnë fatin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa për këtë pakënaqësi deputeti Berisha pati një përgjigjie për të, njofton Klan Kosova. ”Shkojmë në zgjedhje burrë?!”, është dëgjuar t’i ketë thënë Zafir Berisha, Kadri Veselit gjatë pritjes për nisje të seancës. Ndërsa nuk është vonuar edhe përgjigjia e kryeparlamentarit, i cili kërkoi nga ai të votojë: ”Zafir veç voto ti, katër vota i duhen veç opozitës, po ta them publikisht ti edhe nja dy a tre i keni atje në bife”. Përgjigjia e tij nuk përfundoi me kaq pasi Kadri Veseli vazhdoi duke thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pasi sipas tij atyre iu frikohet Nisma bashkë me opozitën: ”Po, por kam frikë se më së shumti ata frikohen me shku në zgjedhje bashkë me opoziten. Kjo është ajo e cila nuk ndodhë se me pas burrni po..”, është shprehur Kadri Veseli gjatë debatit të tij me Zafir Berishën, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë