20:15, 13 Shkurt 2018

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike, Artan Berisha, ka thënë se Flamuri Kombëtar po largohet nga rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, me kërkesë të Kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Megjithatë Berisha ka pranuar se procesin e vendosjes së flamurit shtetëror po e pengon problemi me energjinë elektrike por sipas tij KEDS tashmë është duke sanuar problemin, njofton Klan Kosova.

Po ashtu Artan Berisha nga MAP ka potencuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim të mundshëm sa i përket largimit të flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës duke e zëvendësuar atë me atë shtetëror për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka pranuar se aktualisht situata është e qetë e të pranishëm ka dhe forca të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Interesante