Berisha: Teatri Kombëtar i Kosovës me klane e diskriminim punëtorësh NULL NULL 27.03.2017 23:50 27.03.2017 23:50 Aktorët rezidentë të Teatrin Kombëtar të Kosovës protestuan sot për paga më të larta. E kjo ndodhi pikërisht në Ditën e Teatrit por dikush po del të jetë i pakënaqur me këtë protestë, njofton Klan Kosova. Nënkryetari i shoqatës së Sindikatës së Artistëve, Naim Berisha tha në Ora e Fundit se protesta e organizuar gjatë ditës së sotme është keqpërodrur. Kjo pasi në emër të disa personave të caktuar në mënyrë të paautorizuar, është përmenduar dhe emri i kësaj shoqate, njofton Klan Kosova. ”Protesta sot në një formë është keqpërdorur, sepse është përmendur emri i Shoqatës së Sindikatës së Teatrit nga persona të pa autorizuar”. ”Ne kemi qenë të njoftuar se do të ketë sot një lloj proteste si të aktorëve të trupave rezidentë”. Veç tjerash Berisha tha në Ora e Fundit të Klan Kosova, se Teatri Kombëtar është i mbushur me grupacione dhe në të ka diskriminime punëtorësh e aktorësh. ”Teatri Kombëtar i Kosoëvs është i mbushur me klane. Ne me statutin tonë e kemi të paraparë edhe rritjen e mirëqenies së aktorëve”. ”Kemi kërkuar dhe kërkesë Ministrisë së Kulturës për rritjen e pagave, por cështja bazike në këtë institucion është diskriminimi”. ”Këtu bëhet fjalë për diskriminimin e aktorëve dhe punëtorëve”. ”Ka për arsye personale ka dy vjet që një aktor nuk lejohet të shkel shkallët e teatrit”. ”Do uroja artistët kosovarë që në të ardhmen të mos ketë diskriminim në Teatrin Kosovar” ka përfunduar Berisha në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 6 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë