Berisha: Referimi ishte skandaloz, megjithatë kërkoj falje për sulmin NULL NULL 07.02.2016 22:25 07.02.2016 22:25 Agron Berisha trajner i klubit të basketbollit Ylli nga Suhareka, ka folur në emisionin Sports Show për sulmin fizik që ia ka bërë referit të ndeshjes kundër Trepçës. Berisha ka treguar për aktin e bërë, për të cilin ka kërkuar falje dhe është shprehur i penduar. “Ishte një grumbullim i brendshëm i një referimi skandaloz, të shumë gjërave që u grumbulluan. Unë kam kërkuar falje për aktin që e kam bërë . Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur shumë ankesa, delegimi në atë ndeshje nuk ka qenë shumë i rregullt. Dy referët kanë qenë nga Mitrovica, ky nuk është arsyetim për sulmin, megjithatë ka pasur një referim skandaloz. Pak para përfundimit gjyqtari na ka dhënë edhe një gabim teknik në bankë, aty ka eskaluar situata. Kjo nuk më shfajëson mua për aktin e bërë, por edhe referimi dhe delegimi duhet të hetohet,” ka thënë Berisha në Sports Show të Klan Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.