Berisha për Demarkacionin: Është shënuar një arritje përcaktuese për vizat NULL NULL 21.03.2018 21:57 21.03.2018 21:57 Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e zi. Ai ka shkruar në Facebook se Kosova me ratifikimin e kësaj marrëveshje shënon një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me Bashkimin Europian. Postimi i plotë: Te dashur miq, sot Kuvendi i Kosoves, pas debatesh dhe perballjesh te forta gjate ketyre viteve te fundit, ratifikoi me 80 vota pro marreveshjen e percaktimit te kufirit midis Republikes se Kosoves dhe Republikes se Malit te Zi. Per ratifikimin e marreveshjes votuan deputetet e mazhorances si dha ata te LDK ne opozite. Duke pershendetur kete akt, shtoj se Kosova me ratifikimin e kesaj marreveshje shenon nje arritje percaktuese per liberalizimin e merituar te vizave me Bashkimin Europian por dhe per konsolidimin e marredhenieve te fqinjesise se mire me Malin e Zi dhe te Pavaresise saj! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë