Berisha: Në dosjet e Eulex-it edhe Dako e Rama NULL NULL 21.11.2017 16:16 21.11.2017 16:16 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se Eulex i ka një dosje jo vetëm për Vangjush Dakon, por edhe për Edi Ramën. “Në dosjet e regjistrimit të Euleksit, Gjushi është gjurma ndërsa ujku eshte Rama”, shkruan Berisha në Facebook, duke theksuar se ky i fundit është në regjistrimet e Eulex. Postimi i plotë i Sali Berishës: Ne dosjet e regjistrimit te Euleksit, Gjushi eshte gjurma ndersa ujku eshte Rama! Dje gazetaret investigative njoftuan se, perveçse ne regjistrimet italiane per lidhjet me trafikantet, Gjushi, i vetmi sherholder me Ramen ne narko-kabinetin aktual, eshte i rregjistruar ne biseda kriminale me banda trafikantesh edhe nga Euleksi i Kosoves. Gjithashtu Gjushi eshte denoncuar nga opozita dhjetra here per lidhjet e tij me bandat. Por e verteta eshte se nga Euleksi nuk eshte i regjistruar vetem Gjushi por dhe shume me rende, vete Rama. Ne regjistrimet e shumta te Euleksit, ne disa prej tyre me perveluese dhe katastrofale jane ato te Rames. Ne disa nga keto regjistrime, vecanerisht ato te grupit te Xibrakes rezultojne te perfshire direkt dhe me lidhje shume imtime, Edi dhe Olsi Rama. Keto regjistrime u jane dhene, perveç instancave qe drejtojne sherbimin e jashtem ne Bruksel, edhe disa prej sherbimeve te vendeve kryesore. Mbi bazen e ketyre pergjimeve ekziston nje debat i brendshem per qendrimet qe duhet mbajtur ndaj Rames dhe vellait te tij Olsi. Shtoj ketu se, perveç Euleksit, implikimin e Rameve ne grupin e Xibrakes e kane dhe agjensi te dy partnereve kryesore. Por vet Noriega, edhe nga sherbimet e vendit, ne regjistrim aksidental eshte kapur ne lidhje dhe vepra kriminale, si psh tek i thote nje bashkebiseduesi se kerkon 10 milione euro per tenderin. Apo nje tjetri tel i thote se telefoni i tij (bashkebiseduesit) eshte ne pergjim. Ai eshte i regjistruar aksidentalisht gjate fushates elektorle duke biseduar me Milin e partise per probleme me interes per te dy palet. Rama vete ka dijeni te plote per keto regjistrime. Fati i tij pra eshte ne duar te te tjereve. Kazani po zien. Kazanxhiu paste fatin e vet! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 4 minuta më parë
Lajme Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut 6 minuta më parë
Kosova Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Armend Mujës: "A po ju vjen marre që e pranuat Zajednicën?" (VIDEO) 7 minuta më parë