Berisha: Mogherini është rusofile NULL NULL 13.09.2018 22:08 13.09.2018 22:08 Ish-kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur rusofile Federica Mogherinin, ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se çështja e ndarjes ka filluar qysh moti në Bruksel së bashku me Mogherinin, e cila shpesh ka marrë kritika për afërsinë me Rusinë. “Çështja e ndarjes ka filluar para ardhjes së presidentit Trump. Ka filluar në Bruksel më përpara. Unë e lidha këtë me serbofilinë dhe rusofilinë e ndërmjetësueses Mogherini”. “Ajo e ka marrë atë post duke u kundërshtuar nga një seri e politikanëve të BE-së, duke e quajtur rusofile”, ka deklaruar Berisha si i ftuar në një emision televiziv në Shqipëri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë