Berisha: Faj për humbjen me Serbinë ka edhe Rama NULL NULL 09.10.2015 22:39 09.10.2015 22:39 Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas humbjes së kombëtares në ndeshjen me Serbinë. Ai thotë se për këtë rezultat ka faj edhe kryeministri Rama për politizimin ekstrem të ndeshjes, shkuarjen në dhomat e zhveshjes të ekipit serb e deri te arrestimi i Ballist Morinës. Më poshtë shënimi i plotë i Berishës: “Rama nuk është duarjashtë! Të dashur miq, politizimi ekstrem dhe me të gjitha mjetet, për ditë me radhë i ndeshjes, anulimi i mijëra biletave të shitura kuqezinjve, zëvendësimi i tyre me asi tipash që nuk kishin shkelur kurrë në stadium, arrestimi i Morinës me akuzën e turpshme se donte ti bënte atentat Vuçiçit, shkuarja dy – tre herë në dhomat e veshjeve të futbollistëve kundërshtar, fjalimi i tij i sotem gjer në neveri, si një larje duarsh, nuk nxjerrin duarjashtë Ramën nga rezultati i ndeshjes dhe dëshmojnë për një kompleks të tij ose provojnë se nuk është aspak në gjendje ekuilibri psiqik normal. Ju ftoj të dashur miq t’i urojme fitore kombëtares tonë në Erevan si dhe të urojmë qe basketbollisti i bankines mos ta ndjeke mbrapa ekipin tonë në Armeni”, shkruan Berisha, transmeton lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 32 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 36 minuta më parë