Berisha e O`Connell flasin për shndërrimin e FSK-së në ushtri NULL NULL 21.09.2017 16:11 21.09.2017 16:11 Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim, për herë të parë, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell. Në takim u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes si dhe FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, duke u zotuar për vazhdimin, avancimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Ministri i FSK-së foli gjithashtu për gjendjen e tanishme në Ministri dhe Forcë, planet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, duke u shprehur se procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të jetë plotësisht transparent dhe në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët strategjikë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar Nga ana e tij, ambasadori O’Connell tha se vendimin për transformimin e FSK-së në FAK, Kosova duhet ta marrë në bashkëpunim me NATO-n, duke u shprehur se siguria e Kosovës varet nga marrëdhëniet me NATO-n’’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024