Berisha e kënaqur me rrjedhën e festivalit Pri Film Fest NULL NULL 14.07.2017 22:15 14.07.2017 22:15 Drejtoresha e Festivalit Pri Film Fest, Vjosa Berisha, ka thënë se është e kënaqur me mënyrën se si është pritur ky festival deri tash, njofton Klan Kosova. “Kjo është festë e filmit dhe duhet festuar. Festa nuk shkon pa energji të mirë”, tha Berisha për NIN të Klan Kosovës. Ajo foli për rrjedhën e festivalit e cila ka shkuar mjaft mirë, si dhe fjalë të mëdha pati për filmin “Të Padashtun” të Edon Rizvanollit i cili ishte filmi që hapi këtë festival. Për këtë film ajo tha se u prit jashtëzakonisht mirë dhe se për të kishte pasur një miks emocionesh, nga audienca kosovare dhe ajo e huaj. Berisha foli edhe për reagimin dhe vlerësimin që e kanë marrë deri tash sa i përket organizimit të festivalit për të cilin tha se u ndje e kënaqur. “Jemi të kënaqur me ‘feedback’ që po e marrim, ndonëse nuk po kemi kohë ta marrim të gjithë atë që është shkruar”, shtoi Berisha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 19 orë më parë