Beqiri takon Daul, flasin për zhvillimet politike në Kosovë NULL NULL 22.01.2018 17:01 22.01.2018 17:01 Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri është në vizitë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg, në kuadër të delegacionit të Kuvendit të Kosovës. Ai po merr pjesë në takimet e disa Komisioneve të Asamblesë Parlamentare. Beqiri po merr pjesë edhe në takimet e Grupit Parlamentar të Partive Popullore të Evropës (EPP), anëtare e së cilës familje poltike është Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai sot u takua edhe me Joseph Daul, Presidentin e Partive Popullore Evropiane me të cilin diskutuan për situatën politike në vend dhe LDK-në, transmeton Klan Kolsova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë