Beqaj: Vetëvendosje është konfuze NULL NULL 22.05.2017 21:45 22.05.2017 21:45 Besim Beqaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se Lëvizja Vetëvendosje është shumë konfuze në qëndrimet e saj. “Vetëvendosje është konfuze tërë kohën”, pohoi Beqaj. Madje ai shtoi se “qytetarët janë lodhur me përrallat e Vetëvendosjes”. Ndërsa atij i është kundërpërgjigjur, Dardan Sejdiu, nga Vetëvendosje, i cili ka thënë se është i befasuar si flet kështu dikush që vjen nga një parti që tash e sa vjet është në qeveri. “Një njeri po të zgjohej sot nga koma do mendonte se PDK-ja kurrë s’ka qenë në qeveri, por në fakt PDK është tash e sa vjet duke qeverisur”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë