Beqaj: Kjo është qasja e re dhe krejt ndryshe e PDK-së NULL NULL 22.05.2017 21:20 22.05.2017 21:20 Besim Beqaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, në Magazinën Zgjedhore ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është përcaktuar që të krijojë një kahje krejtësisht tjetër në sektorin ekonomik, arsim, shëndetësi. “Tanimë kemi harmonizuar qëndrimet edhe me partnerët e koalicionit dhe si fokus do ta kemi zhvillimin ekonomik”. “Ne synojmë që qytetarëve t’u japim dy shtylla; e para është reformë në ekonomik; administratë, politikat fiskale, pra reformë në secilin fushë veç e veç, ndërsa shtylla tjetër është në ndërmarrje, pra zhvillimi i ndërmarrësisë përmes të rinjve e femrës dhe përkrahja financiare që do të bëhet”. “Orientimi do të jetë krejtësisht ndryshe – shumë më pak fokus në infrastrukturë fizike e shumë më shumë në arsim dhe programe të veçanta për të përkrahur ndërmarrësit”. Beqaj në Magazinën Zgjedhore programin e PDK-AAK-Nismës do ta prezantojë bashkë me Muharrem Nitajn e AAK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 5 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë