Beograd, mijëra protestues dolën për të gjashtën javë kundër Vuçiqit NULL NULL 12.01.2019 22:30 12.01.2019 22:30 Mijëra serbë protestuan të shtunën në Beograd kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij me kërkesat e tyre për lirinë e mediave dhe ndaljen e sulmeve ndaj gazetarëve dhe figurave të opozitës dhe të mos ketë asnjë marrëveshje sekrete me Kosovën. Protestuesit e mbledhur nga Aleanca për Serbinë si dhe 30 parti dhe organizata të opozitës sot hynë në javën gjashtë që janë duke protestuar, njofton Klan Kosova. Kjo protestë vjen para vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, që është e planifikuar për të enjten e ardhshme. Disa prej tyre mbjatën në duar pankarta me mbishkrimin “Vuçiq, hajdut”, raporton Reuters. Përderisa Vuçiq thotë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi përfundimtar i Serbisë, ai mban lidhje të ngushta edhe me Rusinë, një aleat sllav dhe ortodoks i vendit. Vizita e Putinit shihet si një forcim i popullarizmit për Vuçiqin dhe koalicionin e tij në pushtet, prandaj mbështetësit e tij kanë planifikuar një tubim të madh të enjten për të mirëpritur presidentin rus. Protestuesit në Beograd gjithashtu kanë akuzuar Vuçiq për përgatitjen e një zgjidhjeje të negociuar me Kosovën, një parakusht kyç për Serbinë për t’u bashkuar me BE-në. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova KMDLNJ: Ministria e Shëndetësisë nuk po i mban premtimet ndaj të prekurve me kancer 6 minuta më parë