Benitez i hapur për t’u ribashkuar me Torres NULL NULL 20.05.2018 23:20 20.05.2018 23:20 Menaxheri i Newcastle, Rafa Benitez, ka refuzuar që ta përjashtojë mundësinë e nënshkrimit me Fernando Torres këtë verë. Torres ka lënë Atletico Madridin për Liverpoolin në vitin 2007, ku kishte luajtur nën komandën e Benitez, para se të rikthehej në Madrid në vitin 2015. Ndërsa sivjet përsëri spanjolli do të largohet nga Atleti. “Mendoj se do të jetë e vështirë për të për të ardhur, jo sepse ne nuk duam”, ka thënë Benitez, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova. “Nuk e di çfarë ka në kokën e tij, por ndoshta ai është duke menduar për dikë tjetër”. “Do të lutesha, por nuk mendoj se do të ishte e lehtë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.