Benfica shënon fitore me vështirësi (VIDEO) NULL NULL 02.10.2018 22:53 02.10.2018 22:53 Benfica ka shënuar fitore si mysafire e AEK Athens me rezultat 3 me 2. Mysafirët e nisën shumë mirë pjesën e parë, duke shënuar dy gola, njofton Klan Kosova. Megjithatë, vështirësitë filluan në pjesën e dytë ku Benfica u detyrua të luajë me dhjetë lojtar në fushë. Këtë e shfrytëzuan shumë mirë Athens të cilët shënuan dy gola me anë të Viktor Klonaridis për ta barazuar rezultatin. Mirëpo, portugezët arritën të shënonin në minutën e 74-të përmes Alfa Semedos. Benfica tashmë gjendet në vendin e tretë me tri pikë, pas Ajax e Bayern Munchen që kanë nga katër pikë. Ndërsa Athens nuk ka arritur ende të sigurojë pikë në këtë fazë. https://www.youtube.com/watch?v=ijHTLHft-x8 https://www.youtube.com/watch?v=28_nTYU4WJ4 https://www.youtube.com/watch?v=4bn7fp8TD-o https://www.youtube.com/watch?v=CmdWR6NHNuE *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.