Benatia: Ja pse Pep flet pak me lojtarët NULL NULL 27.10.2016 19:11 27.10.2016 19:11 YOKOHAMA, JAPAN - DECEMBER 12: Coach Pep Guardiola of Barcelona faces the media during the Barcelona press conference at Yokohama Royal Park Hotel on December 12, 2011 in Yokohama, Japan. (Photo by Mike Hewitt - FIFA/FIFA via Getty Images) Mbrojtësi ka deklaruar se katalunasi njëherë i kishte thënë se marrëdhënia jo shumë e mirë me disa lojtarë tek Barcelona i kishte lejuar të fokusohet në të qenit trajner Medhi Benatia ka sqaruar se arsyen pse ai beson Pep Guardiola nuk ka raporte të mira me të gjithë lojtarët që drejton. Marokeni iu bashkua Bayern Munich nga Roma më 2014 dhe fitoi dy herë Bundësligën dhe Kupën, para se të huazohej në gusht tek Juventus. Ai ka thënë se Pep dhe Massimiliano Allegri përdorin taktika të ngjashme, por ka deklaruar se menaxheri i City është më i distancuar nga skuadra. “Ata duan që të luash, të jesh agresiv dhe ta posedosh topin. Por Allegri është më i afërt me lojtarët, ndërsa Guardiola nuk komunikon shumë”. “Njëherë më pati thënë se ishte i dëshpëruar nga raportet me disa lojtarë të Barcelonës, ndaj thjesht bën punën e trajnerit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.