Në bashkëpunim me këtë organizatë Apolloni do të zhvillojë projektin e tij “Gjak për gjak”.

11:40, 18 Qershor 2017

Regjisori, aktori dhe skenaristi kosovar, Ben Apolloni, ka njoftuar për KultPlus se që nga sot do të jetë pjesë e rrjetit Series Balkans, i cili është një rrjet ndërkombëtar me seli ne Francë. Ky rrjet ka për fokus krijimtarinë televizive ballkanike.

“Unë jam ftuar nga Constantin Deliyannis që t’i bashkohem kësaj organizate dhe bashkë me ta të punoj në zhvillimin e projektit tim ‘Gjak për gjak’, një projekt për serial i zhanrit dramë, krim”, ka treguar Apolloni për KultPlus.

Apolloni merret edhe me përkthime të studimeve që kanë të bëjnë me çështjet kulturore.

SERIES BALKANS është një projekt juglindor-europian dhe ballkanik i takimeve, shfaqjeve, leksioneve, po ashtu është pjesë e një projekti krijues dhe edukativ më të madh ballkanik dhe evropian që synon krijimin e një shkolle studimore që u siguron studentëve të Ballkanit tre muaj mësim dhe kurse trajnimi për shkrimin, shfaqjen, drejtimin, prodhimin dhe Marketingun e TV-së e të tjera.

klankosova.tv

Interesante