Ben Affleck pa unazën e martesës NULL NULL 07.07.2015 12:00 07.07.2015 12:00 Aktorët, Ben Affleck dhe Jennifer Garner javën e kaluar kanë bërë publike divorcin e tyre. Thashethemet u përhapën dhe u përfol shumë rreth kësaj ngjarje. Të dy u munduan që të mbajnë 3 fëmijët e tyre larg vëmendjes mediale. Shumë media ditëve të fundit folën edhe për një tërheqje të mundshme të Affleck me aktoren përkrah tij në filmin “Suicide Squad”, Margot Robbie, transmeton Klan Kosova. Dhe si duket për t’i mbyllur të gjitha fjalët e këtyre ditëve, Ben Affleck u paraqit pa unazën e martesës në Los Anxhelos. Ndërsa Margot mohoi të gjitha thashethemet duke thënë se është krejtësisht e pavërtetë krejt ajo çka mediat shkruajnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.