Mbrojtësi i krahut të djathtë do të mbetet së paku edhe për një edicion tek Topçinjtë, megjithë spekulimet e vazhdueshme për një largim të tij gjatë verës

10:35, 17 Maj 2018

Hector Bellerin nuk do të largohet nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës ka thënë agjenti i tij.

Spanjolli 23-vjeçar ka qenë i lidhur e një kalim tek Barcelona, ku ka qenë si i ri, ndërsa Juventus dhe Manchester United kanë shprehur interesim për të.

Por klubet italiane me shumë gjasë do ta kthejnë shikimin kah Matteo Darmian, meqë ka shumë pak gjasa që Bellerin të largohet nga Emirate Stadium.

Interesante