18:55, 13 Qershor 2018

Ish gjyqtari i futbollit dhe drejtori sportiv, Ismajl Kosumi, duke folur për favoritët e Kampionatit Botëror, Rusia 2018, ka thënë se futbolli është sport i pabesë.

Ai me këtë ka paralajmëruar se do të ketë befasi, njofton Klan Kosova.

Për të favorit është Kombëtarja e Belgjikës, pjesë e së cilës është edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adan Januzaj.

“Favoriti imi  është Belgjika, për çka them, sepse ka një ekip me emra, si Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne. Në kualifikime kanë qenë të jashtëzakonshëm. Është edhe Adnan Januzaj që është shumë lajm i mirë”, ka thënë Kosumi në Info Magazine.

Kosumi ka folur edhe poashtu edhe për organizimin e kësaj ngjarjeje që ka bërë Rusia në katër vjetët e fundit.

“Gjatë përgatitjeve janë rinovuar 12 stadiume janë harxhuar tetë miliardë dollarë dhe zhvillohet në 12 qytete. Të gjithë ata që cilët kanë bileta e kanë edhe vizën e siguruar për Rusi. Të gjithë ata që kanë bileta për ndeshje e kanë transportin gratis nga qyteti në qytet. Në çdo ndeshje do të ketë 1500 policë ekstra dhe 15 mijë vullnetarë të tjerë të angazhuar që gjithçka të shkojë në rregull”.

Kosumi ka përmendur si detaj edhe mospraninë e asnjë gjyqtari britanik në Botëror, çka nuk ka ndodhur në 80 vjetët e fundit.