Belgjika dërrmon Tunizinë, shkëlqejnë Hazard e Lukaku (VIDEO) NULL NULL 23.06.2018 16:04 23.06.2018 16:04 Belgjika ka shënuar fitore të bindshme prej 5:2 ndaj Tunizisë në xhiron e dytë të Kupës së Botës. Eden Hazard në minutat gjashtë dhe 51’, Romelu Lukaku (16’, 45+3), si dhe Michy Batshuayi në të 90-tën realizuan për belgët. Në anën tjetër, për tunizianët realizoi Dylan Bronn në minutën e 18-të dhe Wahba Kazri në të 90-tën. Kështu, Belgjika e ka siguruar kualifikimin për më tutje nga grupi G, ndërkaq Tunizia është eliminuar pas dy humbjeve në dy takimet e para. https://www.youtube.com/watch?v=tejct8yR1eo *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.