Bekim Ramku: Është momenti i fundit që të reagohet kundër rrënimit të ish “Gërmisë” NULL NULL 16.10.2018 21:41 16.10.2018 21:41 Arkitekti Bekim Ramku, ka thënë se tash është momenti i fundit që të reagohet kundër rrënimit të objektit të ish “Gërmisë”. “Pse duhet të shkatërrohet një objekt kur me një fond mund të përfitohen dy objekte”, ka thënë Ramku, duke insistuar se objekti për Sallën Koncertale mund të ndërtohet në një lokacion tjetër, përcjell Klan Kosova. “Nuk besoj se janë shtjerrë mundësitë për një lokacion tjetër. Ky objekt [ish Gërmia] mund të shërbente si ndonjë objekt kulturor”. Sipas tij problem të kjo çështje paraqet edhe mungesa e vizionit nga Komuna e Prishtinës për një plan zhvillimor që sipas tij do të shtynte përpara Prishtinën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024