11:11, 7 Dhjetor 2017

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në cilësinë e dëshmitarit ka thënë në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës se ishte deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ai që ka hedhur gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Ka pasur tentativë që në vazhdimësi të pengohet mbajtja e seancës, fillimisht është pamundësuar mbajtja e seancës në pjesën ballore, pastaj për një periudhë kohore, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka ardhur në pjesën e deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, përballë pjesës ballore të Kuvendit, është ulur aty dhe ka filluar të mbajë seancën nga ajo pozitë”, ka dëshmuar Haxhiu, njofton Klan Kosova.

“Kundërshtimet kanë qenë të vazhdueshme nga deputetët e opozitës, Albin Kurti fillimnisht ka provuar të hedh ujë në drejtim të Xhavit Halitit, një gotë plastike me ujë, pastaj ka provuar ta qëlloj me vezë, dhe këto protestime kanë vazhduar deri në momëntin e hedhjes së gazit lotsjellës”.

“Gazin lotsjellës e ka hedhur Albin Kurti, është ulur para foltores së Kuvendit, e ka ndez në tokë dhe pastaj e ka shqelmuar me këmbë në drejtim të Grupit Parlamentar të PDK-së”.

“Iu ka dok pak, ka shkuar edhe më pas e ka shqelmuar në pjesën qendrore drejt Grupit Parlamentar të PDK-së”.

Haxhiu ka thënë se pas hedhjes së gazit lotsjellës, ka qenë e pamundur që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe kanë dalë jashtë.

Para deputetit Bekim Haxhiu ka dëshmuar edhe deputeti i LDK-së, Naser Osmani i cili ka thënë se nuk i kujtohet kush e ka hedhur gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli që akuzohen për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

 

 

Interesante