Bëjeni vetë antibiotikun e fuqishëm natyral NULL NULL 12.12.2017 20:00 12.12.2017 20:00 Të gjithë ne nuk mund t’i shpëtojmë që të paktën një herë të sëmuremi gjatë dimrit ose të kalojmë një grip. Më poshtë ju sjellim recetën e një antibiotiku natyral që është shumë efektiv, i shpejtë për tu përgatitur dhe madje edhe me shpenzime minimale. Ky antibiotik natyral vret të gjitha bakteriet dhe ka një efekt të fortë anti-inflamator. Madje ndryshe nga antibiotikët sintetikë, avantazhi i këtij antibiotiku është se është 100% natyral dhe nuk ka efekte anësore, transmeton Klan Kosova. Përbërësit: Një thelb hudhër 2 lugë gjelle mjaltë 2 lugë gjelle xhenxhefil pluhur Gjysmë luge gjelle speca të kuq djegës të shtypur (pluhur) Gjysmë luge gjelle kanellë 100 ml lëng limoni Si ta përgatisni? Shtrydheni limonin dhe shtojeni lëngun e tij e përzieni bashkë me hudhrën e shtypur, xhenxhefilin, pluhurin e specave djegës dhe përzieni me kanellë, e në fund shtoni mjaltin. Lëreni këtë sirup të qëndrojë për tri orë në temperaturë të dhomës dhe më pas vendoseni në një kavanoz xhami me kapak dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer. Si ta përdorni? Konsumoni një lugë çaji nga ky sirup në mëngjes, në stomak të zbrazët. Këtë sasi të këtij sirupi përdoreni nëse vetëm dëshironi ta forconi sistemin tuaj imunitar. Por nëse po kaloni një ftohje ose grip, atëherë konsumoni një lugë çaji nga ky sirup, tri herë në ditë, në stomak të zbrazët poashtu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 6 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 7 orë më parë