Bëhet publike kartolina që shkrimtari arbëresh i dërgoi Dritëro Agollit para 35 vjetëve NULL NULL 05.01.2019 14:48 05.01.2019 14:48 Një kartolinë e shkrimtarit me origjinë arbëreshe , Carmine Abate, dërguar Dritëro Agollit më 1985-sën bëhet publike pas gati 35 vitesh. Autor i “Të jetosh pa kufinj dhe histori të tjera”, “ Shtegtimi i unazës” , “Mes dy detesh”, apo e vlerësuara me çmime “ Kodra e erës”, Abate kishte pasur mundësi ta vizitonte Shqipërinë gjatë komunizmit. E dërguar në vitin 1985, në kohën e një Shqipërie të mbyllur , Shqiperi të cilën pati fatin ta vizitonte edhe i riu i talentuar arbëresh. “Ju kujtoj me respekt dhe ju uroj përzemërsisht Vitin e Ri 1985! Sjelltë për ju sa më shumë gëzim e lumturi. Suksese në punë e në jetë. Të fala. Carmine Abate”, shkruhet në kartolinë./gazeta-Shqip.com/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024