Befason Maradona: Ja lojtari më i mirë në botë NULL NULL 26.05.2017 21:01 26.05.2017 21:01 Në ditët e tij të fundit si lojtar Francesco Totti ka marrë kompliment nga një prej futbollistëve më të mirë që ka njohur bota e futbollit, shkruan Espnfc. com, përcjell Klan Kosova. Është Diego Maradona ai që i ka thurë lëvdata kapitenit të Romës duke shkruar se ai është lojtari më i mirë që ka parë ndonjëherë. “Francesco Totti është mbreti i Romës. Ai është dhe do të jetë lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Respekt”, ka shkruar në rrjetin social facebook Maradona. Gjesti i Maradonas vjen disa javë pasi tifozët e Milanit nderuan Tottin gjatë ndeshjes së tyre kundër Romës në San Siro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë