14:30, 8 Tetor 2017

Të vësh në ankand gurë të çmuar apo ndonjë orë të veçantë, mund të llogaritet tejet normale, por të vësh në ankand prindërit, është tejet befasuese!

Kështu të paktën ka vepruar këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qrreti, e cila në një publikim të saj në Instagram, vendosi fotografi të prindërve të saj duke bërë të ditur se i jep me qera, transmeton Klan Kosova.

Duke qenë se ajo së fundi ka ndarë kohë me prindërit e saj, Bleona shprehet:

  ”Jepen me qira. Këtë fundjavë janë me ofertë, blej 1 merr 2”.

Ndërsa në një fotografi tjetër të publikuar të mëvonshme, këngëtarja Qereti e cila filloi dhe të prek tokën e famës për shkak të sukseseve të saj në karrierë, për nënën e saj shkruan:

”Këtë e mbajta për vete. Nazmiun e keni akoma në ankand”.

Megjithatë një gjë e tillë sigurisht që mbetet vetëm një shaka e Bleonës që ka bërë në argëtim të fansave të saj. Kjo pasi në një nga thurjet e saj dedikuar publikimeve për ankandin e prindërve ajo shkruan #never (Kurrë), transmeton Klan Kosova.

,

 

Interesante