“Beer Fest” në Prishtinë vazhdon NULL NULL 30.07.2016 11:27 30.07.2016 11:27 Festivali i birrës në Prishtinë “Beer Fest” do të vazhdojë të mbahet në orarin e paraparë, përkundër ngjarjes së mbrëmshme, kur një alarm i rrejshëm për sulm terrorist shkaktoi lëndimin e rreth 40 personave. Organizatorët e “Beer Fest” i kanë thënë Klan Kosovës se gjithçka do të vazhdojë normalisht dhe se incidenti i mbrëmshëm nuk do të ndikojë në itinerarin e festivalit. Mbrëmë, derisa sheshi “Zahir Pajaziti” ishte mbushur me njerëz në Prishtinë, një person, që policia më pas tha se ishte i alkoolizuar, ka shtënë me armë zjarri në ajër. Ky veprim ka shkaktuar panik dhe njerëzit kanë filluar me vrap të largohen nga vendi, duke besuar se po ndodhte një sulm terrorist. Gjatë ikjes, disa persona janë rrëzuar dhe më pas janë shtypur me këmbë nga të tjerë. Kjo ka dërguar në lëndimin e rreth 40 vetave, mirëpo që asnjë nuk ka qenë i lënduar rëndë. Policia ka njoftuar se “njësitet relevante policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa procedurat hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit janë në proces. Policia rastin e ka inicuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë