Bebe Rexha vjen në bashkëpunim me këngëtarin e “One Direction” NULL NULL 22.07.2017 20:00 22.07.2017 20:00 Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Louis Tomlinson, i cili është një ndër pjestarët e grupit të njohur One Direction. Kënga titullohet “Back to You”. Përveç një teksti mjaft të goditur shohim mjaft qartë kiminë mes Louis dhe Bebes, të cilët arrijnë të kuptohen mjaft mirë me njëri-tjetrin, shkruan blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Bebe si gjithmonë shfaqet në formë shumë të mirë trupore, madje mund të themi se ky është një kombinim i mirë. Kjo nuk është hera e parë që Bebe i këndon dashurisë së humbur e ndoshta kjo ka qenë edhe pika që e ka bashkuar me Louis./Blitz.al https://www.youtube.com/watch?v=4-urk2alo7Q *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.