Bebe Rexha shkund Tiranën NULL NULL 09.09.2016 23:00 09.09.2016 23:00 Ashtu siç u kishte premtuar më herët fansave përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka ndezur Tiranën në koncertin e saj “live”, mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” të premten në mbrëmje. Këngëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare është pritur nga qindra fansa, të cilët kënduan bashkë me të hitet e saj më të njohura. Bebe Rexha performoi “Take me home” e veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe. “Mirëmbra shqipe, jam në shtëpi. Ju dua shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di si i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo, shkruan Top Channel. “I can’t stop drinking about you” dhe “Hey mamma” ndezën edhe më shumë atmosferën në sheshin “Nënë Tereza”. Krahas Bebe Rexhës, i ftuar special i mbrëmjes ishte edhe DJ me famë ndërkombëtare Fatboy Slim, i cili miksoi disa nga hitet e tij më të njohura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.