Bebe Rexha publikon katër këngë të reja për një ditë NULL NULL 12.08.2017 12:40 12.08.2017 12:40 Bebe Rexha po punon fort për albumin më të ri muzikor. Këngëtarja shqiptare ka arritur të befasojë publikun me projektet e reja që ka sjellë. Ajo në një ditë tashmë ka publikuar katër këngë të reja, të cilat kanë filluar të pëlqehen, megjithëse, asnjërën nuk e ka shoqëruar me video. ‘Not the one’, ‘Comofrtable’, ‘I got Time’ dhe ‘Meant to be’ mendohet se do jenë pjesë e albumit të saj të titulluar All Your Fault pt.2, shkruan shekulli, përcjellë Klan Kosova. Ndërkohë, para pak ditësh ajo solli një bashkëpunim me reperët Gucci Mane dhe 2Chainz me ‘That’s it’ që mori pëlqimin e ndjekësve menjëherë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.