267731-1
14:55, 9 Janar 2017

Pavarësisht zërave të cilat dolën pasi këngëtarja nuk postonte foto në rrjetet sociale me të dashurin, ajo ka zgjedhur që jetën e saj private ta mbajë si të tillë.

Beatrix Ramosaj është në një lidhje të shëndetshme dhe nuk është ndarë.

Larg të qënurit në qëndër të vëmëndjes, këngëtarja duket se ka vendosur që të mos jetë aq shumë aktive me fotot me të dashurin në rrjetet sociale.

Largimi i gjithë fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale qoftë nga Beatrix por edhe Ervi si indikatorë shqetësues, ngritën dilema mes fansave të këngëtares.

Por, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar në aspektin e romancës mes dyshes. E kontaktuar nga Prive, Beatrix sqaroi arsyet e risive në rrjetet sociale që eklipsojnë praninë e Ervit.

“Ka ndryshuar fakti që median sociale kam vendosur ta përdor vetëm për të promovuar veten si artiste dhe muzikën time. Jetën private kam vendosur ta ruaj si të tillë, mendoj se kështu është më mirë”, u shpreh Ramosaj. /albeu.com/

Interesante