BE thërret qeverinë e re të Kosovës që bashkëpunojë me Beogradin NULL NULL 10.09.2017 18:40 10.09.2017 18:40 Bashkimi Evropian e ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Është zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocianciq që ka ftuar institucionet e Kosovës në sigurimin e një hapi kualitativ në bashkëpunimin me Beogradin, njofton Klan Kosova. “E mirëpresim formimin e qeverisë së Kosovës. Thërrasim qeverinë e re që menjëherë të nisë punën në implementimin e reformave të nevojshme në drejtësi dhe ekonomi”. “Kosova ka nevojë të përmirësojë konkurrencën, krijojë vende të reja pune dhe mundësi të tjera për qytetarët e vetë”, ka thënë Kocijanciq para mediave. “Qeveria e re duhet të ketë rol aktiv në rajon dhe të punojë bashkë me Beogradin në mënyrë që të arrihet progresi kualitativ në dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës të cilin e ndërmjetëson BE”, ka deklaruar ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë