BE: Serbisë integrim, Kosovës izolim NULL NULL 05.09.2015 08:23 05.09.2015 08:23 Serbia po del që të ketë fituar më shumë se Kosova në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, edhe pse në këtë proces që të dyja palët janë pjesëmarrëse. Komisioni Europian i ka dhënë shansin Serbisë, që pas një kohe të bllokimit të negociatave për anëtarësim, t’i hapë edhe kapitujt tjerë në këtë proces. Ndërkohë, që Kosova ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje se kur do ta nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim me BE-në dhe as se kur do të mundë të hiqet regjimi i vizave për kosovarët. Vetë ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, gjatë një interviste të premten për gazetën “Zëri”, është shprehur i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer menjëherë Serbinë për “konstruktivitetin” e saj në dialog me Kosovën. Ndërsa është shprehur i zhgënjyer që BE-ja po dështon ta dëshmojë me veprime konkrete se në këtë dialog është edhe një palë tjetër, pala kosovare. “Unë jam i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer Serbinë menjëherë për ‘konstruktivitetin’ e saj në dialogun me Kosovën. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Zëri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë