BE sanksionon Rusinë edhe gjashtë muaj të tjerë NULL NULL 15.12.2017 09:09 15.12.2017 09:09 Liderët e Komisionit Europian janë pajtuar për vazhdimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë për shkak të veprimeve agresive të Moskës në Ukrainë. Vendimi është bërë i ditur gjatë një mbledhje më 14 dhjetor në një samit të BE-së, përmes se cilit sanksionet aktuale i zgjaten Moskës deri në korrik të vitit 2018. Masat e BE-së, që kryesisht prekin sektorët bankarë dhe atë të energjisë ruse, janë vënë fillimisht në verën e vitit 2014 dhe janë zgjatur për çdo gjashtë muaj që nga ajo kohë. Bashkimi Europian së bashku me Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar Rusinë për shkak të aneksimit të Krimesë në mars të vitit 2014, si dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës. Në këtë konflikt që ka nisur në prill të vitit 2014, janë vrarë rreth 10,300 persona. Diplomatët evropianë duke folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se presidenti francez, Emmanual Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të propozonin këtë vazhdim të sanksioneve edhe për gjashtë muaj. Merkel pas takimit ka thënë se bashkërisht kanë vendosur që duhet pasur më shumë zhvillim në drejtim të paqes, duke përmendur Marrëveshjen e Minskut më 2015. “Ne kemi parandaluar një përshkallëzim, mirëpo nuk kemi bërë mjaftueshëm që t’i heqim sanksionet”, ka thënë Merkel. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e ka përshëndetur vendimin e BE-së. “Ky është një vendim i rëndësishëm i liderëve të Bashkimit Evropian për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë, për shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës dhe për mungesë të gatishmërisë për të ndalur argesionin ndaj vendit tonë”, ka thënë Poroshenko përmes një postimi në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë