BE për operacionin e madh antidrogë në Shqipëri: Presim që dënimet të vazhdojnë NULL NULL 22.10.2018 08:47 22.10.2018 08:47 Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar për operacionin masiv të policisë ditën e djeshme. Në një postim në Twitter, ai inkurajon operacionin anti-drogë të ndërmarrë në disa qytete të Shqipërisë. “Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme” , shkruajti Soreca. Kujtojmë se një operacion antidrogë i ndërmarrë pasditen e 21 tetorit në Shijak dhe Durrës ka çuar në pranga tre vëllezërit Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Krimeve të Rënda. Të arrestuar janë vëllezërit Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë mes tyre Fatos Llaftiu dhe Shaqir Gjepali. Operacioni u zhvillua nga FNSH dhe RENEA. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 12 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 45 minuta më parë