BE mirëpret marrëveshjen për murin (FOTO) NULL NULL 04.02.2017 16:20 04.02.2017 16:20 Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq për rrëzimin e murit në atë pjesë. Këtë marrëveshje e ndihmuan edhe Zyra e Bashkimit Europian si dhe Ambasada e Amerikës në Kosovë. “Së bashku ata arritën një marrëveshje, e cila do të lehtësojë tensionet në veri të Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijohet një ambient nga i cili do të përfitojnë qytetarët e jugut dhe të veriut”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së. Më poshtë janë fotografitë e publikuara prej Zyres së BE-së, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mbrëmë pas mesnatës.