BE mirëpret fokusimin e qeverisë në agjendën evropiane NULL NULL 20.09.2017 16:17 20.09.2017 16:17 Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë – Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova dhe Shefat e Misionit të Bashkimit Evropian, u takuan sot me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Haradinaj dhe anëtarët e kabinetit prezantuan dhe nënvizuan prioritetet e Agjendës Evropiane dhe pritshmëritë e Qeverisë si dhe theksuan rëndësinë e rrugës evropiane për Kosovën. Apostolova dhe Shefat e Misioneve të BE-së e mirëpritën fokusimin e qeverisë në Agjendën Evropiane, duke veçuar posaçërisht nevojën e zbatimit të MSA-së, ARE-së dhe marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut. Pjesëmarrësit u shprehen të kënaqur me takimin dhe u dakorduan të vazhdojnë më këtë lloj të shkëmbimeve në baza të rregullta, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë