BE-ja bën thirrje për tërheqjen e iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale NULL NULL 12.01.2018 11:44 12.01.2018 11:44 Zyra e BE-së dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë kanë bërë të ditur që shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të rrezikonte bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në një deklaratë nga kjo zyrë është bërë e ditur që një veprim i tillë do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në. “Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikojë punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në” thuhet në deklaratë. Tutje Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për tërheqjen e kësaj iniciative, përderisa ka përshëndetur deklaratat publike të liderëve politik që kanë mbështetur respektimin e obligimeve të Kosovës që lidhen me Gjykatën Speciale. “BE-ja inkurajon nismëtarët e iniciativës së Kuvendit ta tërheqin atë. BE-ja i mirëpret deklaratat e fundit publike të liderëve politik në mbështetje të respektimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja përgëzon mediat dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit ndaj kësaj iniciative të dëmshme” thuhet ne komunikatën e dërguar nga Zyra e BE-së për Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë