BDI, edhe opozitë, edhe qeveri! NULL NULL 24.02.2017 16:22 24.02.2017 16:22 Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka deklaruar sot se Kryesia qendrore po vazhdon debatin brendapartiak lidhur me dy opsionet, mbetja në opozitë apo të përkrah qeveri të pakicës. “Pra diskutohet për formim të qeverisë apo mbështeje të qeverisë së pakicës, si parakusht për mbështetjen e gjuhës. Nuk besoj që sot do arrijmë ta përfundojmë këtë debat dhe do vazhdojmë edhe në vijim…”, ka thënë Osmani, transmeton Aktuale.mk. Madje, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka thënë se nuk bisedohet për opsionin për koalicionim me VMRO-në. “Ndejtja në opozitë ka qenë nja nga opsionet, apo të përkrahet qeveri e pakicës…”, ka thënë Osmani, duke shtuar se BDI është që të vazhdojë mandati i Prokurorisë speciale, raportojnë mediat në Maqedoni, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.