BBC aksidentalisht komplimenton gjoksin e princeshës britanike Eugenie! (FOTO) NULL NULL 16.10.2018 16:00 16.10.2018 16:00 Martesa e princeshës britanike, Eugenie dhe partnerit të saj të kahmotshëm Jack Brooksbank, u bë qendër e vëmendjes. Madje edhe fustani i saj u komentua gjatë, por se aksidentalisht ajo pranoi një të tillë nga raportuesit e gjigantit mediatik BBC, njofton Klan Kosova. Derisa princesha Eugenie doli nga makina bashkë me babain e saj, njëra nga raportueset komentoi: ”What a beautiful dress” (Çfarë fustani i bukur!), por kjo do të keqkuptohej nga i angazhuari në detyrë për të publikuar titrat në televizion pasi ajo duket se i tingëlloi ndryshe. Aty u zgjodh krejt diçka tjetër për tu shfaqur për publikun. Komenti i cili aksidentalisht u shfaq në ekran i referohej gjoksit të princeshës por jo fustanit siç deklaroi raportuesje: ”What e beautiful breasts!” (Çfarë gjoksi i bukur!) ishte komplimenti drejt princeshës i shfaqur në transmetim. Një komenti i tillë u bë viral në media dhe mori dhenë duke u ndarë në secilën ballinë të gazetave, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova QKSS: Nisma “Project 5000” synon të forcojë forcat speciale serbe, rrit rrezikun e tensioneve rajonale 5 minuta më parë