21:34, 13 Qershor 2018

Jerome Boateng mund të jetë drejt largimit nga Bayern Munchen, pasi që kreu i këtij klubi, Heinz Rummenigge, e ka konfirmuar se ata janë të hapur ndaj ofertave.

“Mendimet e tij për t’u larguar nga Bayern ende ekzistojnë, siç më ka thënë agjenti i tij”, ka thënë Rummenigge për Sport Bild.

“E dimë që kjo temë mund të jetë duke u afruar. Kur një klub të jetë i interesuar, dhe Jerome thotë që dëshiron që t’i bashkohet atij klubi, ne do ta konsiderojmë atë”.

“Nuk e fsheh faktin që kemi një prag financiar, por nuk do të jetë i ulët, sigurisht. Por, e di që Jerome po mendon të largohet”.

Interesante