Bayern humb 6 – 2 NULL NULL 06.05.2015 09:15 06.05.2015 09:15 Bayern Munich do të jetë i privuar nga disa prej lojtarëve kryesorë në ndeshjen kundër Barcelonës, që do të luhet sonte në “Camp Nou”. Gjashtë janë mungesat nga radhët e ekipit Bavarez. Katalonasit dhe “bavarezët” do të ndeshen në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Gjermanët do të luajnë pa Ribery, Robben, Rode, Alaba, Badstuber dhe Stark, të cilët me shumë mundësi do të mungojnë edhe në ndeshjen e fundit. Edhe Barcelona ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Bayernin, pasi përveç Vermaelenit, do të mungojë edhe mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.