Bayern dhe Chelsea në garë për një mesfushor NULL NULL 23.03.2018 14:07 23.03.2018 14:07 Blutë e Londrës do të përballen me bavarezët për të siguruar nënshkrimin e mesfushorit të talentuar, megjithëse Dortmund nuk tregon interesim për ta shitur Chelsea e ka vendosur talentin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic, në krye të listës së lojtarëve që do t’i transferojë, por do të sfidohet nga Bayern Munich për këtë gjë. Dortmund nuk ka shprehur kurrfarë interesimi për ta shitur lotjarin, por meqë për të janë të interesuara skuadra të mëdha, mund të ketë oferta të majme gjatë verës. Bayern do që Pulisic të jetë zëvendësues i Franck Ribery dhe Arjen Robben, ndërsa Chelsea do që ta ketë në radhët e veta, nëse Willian ose Eden Hazard largohen nga Stamford Bridge. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.