17:33, 10 Gusht 2018

Michy Batshuayi është bërë pjesë e skuadrës spanjolle Valencia, ka bërë të ditur vetë skuadra e Chelsea-s në faqen e tyre zyrtare, transmeton klankosova.tv.

“Chelsea Football Club sot ka rënë dakord me Valencian për Michy Batshuayi për t’u bashkuar me ekipin spanjoll në një huazim të gjatë sezonal”, thuhet në komunikatën e Chelsea.

24 vjeçari është huazuar tek spanjollët për këtë sezon. Ai gjithashtu kaloi sezonin e kaluar si huazim në Dortmund duke shënuar 9 gola në 14 paraqitje.

Batshuayi ishte pjesë e bluve të Londrës në vitin 2016 duke shënuar 19 herë në 53 paraqitje.
Sulmuesi belg supozohet të ketë një çmim prej rreth 40 milionë eurosh.