Bateritë e “përjetshme” NULL NULL 11.02.2016 10:58 11.02.2016 10:58 Samsung dhe MIT kanë gjetur një mënyrë për të rritur jetëgjatësinë e baterive. Batëritë janë pjesa e pajisjeve që shpeshherë nga kanë bërë me nerva – na janë harxhuar më shpejtë se që kemi menduar duke na lënë në baltë. Por me gjasë Samsung dhe MIT kanë gjetur zgjidhjen për krijimin e “baterive të përjetshme”. Bateritë që njohim zakonisht përdorin ‘lëngje’ të cilat bartin elektricitet, por zëvendësimi i këtij materiali me një tjetër më të fortë rritë jetëgjatësinë e baterisë. Zakonisht, kur bateria është e furnizuar me energji, ajo vazhdon gradualisht të degradohet, prandaj ne duhet të zëvendësojmë bateritë tek pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike pas disa vitesh. Duke ndryshuar materialin e likuidit me një më të fortë, atëherë bateria do të zgjasë për vite të tëra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.