Batalioni serb në FAK punë e panjohur për NATO-n NULL NULL 04.09.2015 15:38 04.09.2015 15:38 General Philip Breedlove (Supreme Allied Commander Europe) Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove ka thënë sot në Kosovë se nuk ka dëgjuar asnjëherë rreth idesë që serbët ta kenë një batalion brenda Forcave të Armatosura të Kosovës. Zyrtari i lartë ushtarak i Aleancës Veri-Atlantike këto deklarata i bëri gjatë një konference të përbashkët me Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta. Ndërsa vetë kreu i KFOR-it, theksoi se fillimisht i përkrahin Forcat e Sigurisë të Kosovës dhe më pas pritet të shihen proceset e tjera të kësaj force. Kurse, mysafiri i Miglieta-s, Breedlove gjatë vizitës së sotme në vendin tonë foli edhe për misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë duke shtuar se nuk e di saktë se kur ai do të përfundojë punën e tij , njofton Klan Kosova. Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, ka theksuar poashtu se janë shmë të angazhuar e posaçërisht kohëve të fundit që të ofrojnë siguri në territorin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë