Bastet, Rama fton opozitën të votojë ligjin e ri në Kuvend NULL NULL 22.10.2018 13:33 22.10.2018 13:33 Është mbajtur mbledhja e grupit socialist parlamentar, gjatë të cilit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që të gjithë deputetët të jenë në Kuvend ditën kur do të votohet ligji kundër basteve. Diskutimi për këtë projektligj pritet të nisë nesër në komisione dhe të enjten të marrë miratimin përfundimtar nga Parlamenti. Kryeministri ka kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve, për të treguar kompaktësi politike për këtë çështje, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Gjithashtu, Rama ka thënë se shpreson që të enjten në Parlament të vijë edhe Partia Demokratike. Por, deri tani nuk ka sinjal për prishje të bojkotit nga demokratët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro 11 minuta më parë
Kosova Mustafa (LDK) – qeverisë: Kryeshefi i KEK-ut, që e emëruat ju, u arrestua për korrupsion 17 minuta më parë