22:01, 13 Shkurt 2018

Klubi i basketbollit të femrave Prishtina, së bashku me Ministrinë e Sportit dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës kanë organizuar një turne në pallatin e rinisë në Prishtinë, në nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Me ftesën e prishtinaseve, po marrin pjesë Rilski nga Bullgaria, Nikshiq nga Mali i Zi dhe Tirana nga Shqipëria.

Më 13 shkurt takohen Tirana kundër Nikshiq dhe Prishtina kundër Rilski, ndërsa të mërkurën zhvillohen ndeshjet për vendin e tretë nga ora 17:00 dhe ajo finale nga ora 19:00.

Kronikë nga Emanuell Syla.

Interesante